Banka
[301]Ndërtesë ekonomike].
Tip: Kryeqytet
Parakushte: Bankier 1
Niveli maksimal: 1
Lejon tërhqeje të Huave në ar .
Lejon krijimin e Depozitave bankare në ar, me qëllim marrjen e interestit. Ky veprim kërkon Nivelin 5 të kërkimit Bankier.
Bashkia e qytetit
Vendi ku ndërtohen të gjitha ndërtesat.
Betejë
Beteja, një përplasje mes dy forcave të armatosura të kryera pas dhënies së komandës të sulmit. Llojet e betejave në Njerëzit e Mëdhenj janë tre, sipas mekanikës së betejave dhe trupave të përfshira dhe fitimit për sulmuesin: Rrethimi i Kalasë, Betejë në fushë, Plaçkitje.
Betejë në fushë
Ky sulm dërgon trupat për të luftuar vetëm kundër ushtrisë fushore të armikut, pa rrethuar Kalanë ose plaçkitur popullsinë civile. Ushtria në fushën e betejës nuk plaçkit burimet dhe nuk vret fshatarët. Fitimi i vetëm për sulmuesin janë pikët ushtarake që kanë reduktuar njësit] armike dhe nderin në rast se ai ka humbur të paktën 10% të trupave të tij.
Për më shumë informacion në lidhje me një Betejë në fushë kliko këtu dhe këtu.
Bilanc negativ ari
Kur shpenzimet janë më të larta sesa të ardhurat dhe ari zvogëlohet në vend që të rritet. Mund të ketë një bilanc negativ në rast të mirëmbajtje të madhe të ushtrisë dhe/ose pagesat për kredinë.
Bilanc pozitiv ari
Kur vlera e të të ardhurave është më e lartë se e shpenzimeve dhe ari vazhdon të rritet.
Bilanci i arit
Diferenca mes shpenzimeve dhe fitimeve. Bilanci i arit mund të jetë
pozitiv ose negativ.
Bilanci i Lumturisë
Sasia totale e të gjitha ndryshuesve të lumturisë, qofshin lokal,global dhe të përditshëm, për 24 orët aktuale mes dy migrimit. Bilanci i lumturisë është një ndryshor statistikor variabël çdo minutë. Llogaritet për një periudhë prej 24 orësh, për shembull, nëse buxheti i lumturisë është +24/24h, 1 pikë Lumturi do ti shtohet vlerës së lumturisë të çdo ore. Pasqyrat financiare të lumturisë tregohen në të gjelbër në të majtë të dritares të
Lumturisë.
Bilanci Tregtar
Përmbledhja numerike e arit të transferuar në mënyrë kronologjike - transfertat e arit dhe ari i përfituar. Kur nuk është dërguar dhe as nuk është përfituar ar, bilanci tregtar është 0, çdo sasi e dërguar zbritet, dhe çdo sasi e përfituar shtohet në bilancin tregtar.
Për më shumë informacion mbi bilancin tregtar, klikoni këtu.
Bodrum Perandorak
Vendi në Kështjellë ku përkujtohen të gjithë Perandorët që kanë udhëhequr Perandorinë tuaj gjatë kësaj epoke.
Burim
Asetet të cilat punëtorët prodhojnë në minierat e perandorisë, gjithashtu përfitohen dhe nga taksat e vëna mbi popullsinë në rritje. Të gjitha ato mund të investohen në ndërtesa, kërkime dhe ushtri .
Burokraci koloniale
Një kërkim që rrit efiçencën e kolonisë. Çdo nivel rrit efiçencën e të gjitha kolonive me 5% dhe kjo përqindje nuk mund të rritet më shumë se 100%.
Për më shumë informacion në lidhje me Burokracinë koloniale, kliko këtu.
Burokracia
Kërkim i cili i jep sovranit njohuritë dhe aftësitë për të rritur efiçencën e krahinave të aneksuara. Çdo nivel rrit prodhimin e provincave prej 5%. Nuk mund të tejkaloj 100% të efiçencës. Pa efektin e burokracisë çdo provincë e aneksuar më pas prodhon 10% më pak burime në krahasim me të mëparshmen, pa marrë parasysh kufirin e burokracisë të rrethit. Provinca e 11-të e aneksuar do ketë efikasitet 0% dhe secila krahinë aneksuar, pasi ajo do të ketë efikasitet 10% në më pak se më parë.